Bylis barazon me Teutën dhe ndërlikon qëndrimin

Abissnet Superiore, Java 29:
Bylis – Teuta 2-2 (Santos 20′, 71’/ L. Vila 36′, 58′)

Bylis – Teuta i dha startin javës së 29-të të elitës së futbollit shqiptar. Në “Adush Muça” të Ballshit u zhvillua një përballje e çmendur mes Bylisit dhe Teutës ku Santos dhe Lorenco Vila ishin protagonistët e një barazimi me 4 gola.

Pjesën e parë të këtij takimi e shoqëruan 2 gola i pari nga të cilët erdhi për vendasit. Santos në minutën e 20′-të dërgoi sferën në rrjetën e Qirkos, teksa Teqja do të pësonte në të 36′-tën pas një goli mjaft të bukur të Lorenco Vilës.

Përmbysja erdhi po nga ai por gjatë fraksionit të dytë. Vila ishte sërish protagonist duke hedhur në festë durrsakët për të dytën herë, festë që do të zgjaste vetëm disa minuta para se autori i golit të parë të dilte sërish në skenë.

Santos realizon edhe një herë për ballshiotët duke dërguar shifrat në 2-2. Në minutën e 71′-të një roveshatë mjaft e bukur e brazilianit riktheu baraspeshën përfundimtare të kësaj përballjeje mjaft të luftuar.

Një barazim që për skuadrat e Bylisit dhe Teutës nuk duket se bën shumë punë për të favorizuar pozitat e tyre në klasifikim. Ballshiotët të parafundit me 30 pikë ndërsa durrsakët të shtatët me 35 mbeten ende në vallen e mbijetesës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!