Kastrioti merr një pikë shprese ndaj Erzenit
Abissnet Superiore, Java 29:
Erzeni – Kastrioti 0-0
Edhe sfida e dytë e javës së 29-të të Abissnet Superiore në program për ditën e sotme u mbyll në barazim, por pa gola. Erzeni dhe Kastrioti ndanë pikët dhe nuk ndryshuan pozicionet në klasifikim.
Një pjesë e parë e vakët, pa shumë raste nga të dyja frontet dhe në limitet e së barabartës. Për t’u përmendur vetëm një gol i krutanëve në minutën e katërt i cili u anulua për një faull të Selmanit ndaj portierit shijakas.
Fraksioni i dytë regjistroi raste më të mira nga Erzeni, i cili u shfaq më këmbëngulës, teksa krutanët u dukën disi të lodhur. Pavarësisht kësaj, vendasit nuk ia dolën të gjenin rrjetën e Salit dhe të kalonin në avantazh.
Kështu, krutanët mbeten në fund me 28 pikë, ndërsa shijakasit ruajnë vendin e pestë me 38 pikë. Sakaq, nesër luhen 3 sfida të tjera interesante të kësaj xhiroje të 29-të ku spikat Laçi – Partizani, por edhe Kukësi – Vllaznia dhe Tirana – Egnatia priten të jenë mjaft të ndezura./Sara Gjidiaj/