Javë e nxehtë, hap Bylis-Teuta

Herët a vonë do të përballeshin në një sfidë vendimtare. Bylis i parafundit dhe Teuta e vendit të tetë, sot me start orën 15:00 në stadiumin ‘Adush Muça”. E gjitha për javën e 29 Abissnet Superiore. Ndonëse vendasit kanë kontigjentin e plotë, te durrsakët mungesat e Kuros dhe Karabecit prishin disi planet e teknikut Edi Martini.

Ndërkaq në 18:00, në “Niko Dovana”, Erzeni pret Kastriotin e Krujës. Te kampi i teknikut Xhevahir Kapllani ka bollëk mungesash pasi Alan Rodriges, Ardit Iljazi mungojnë për shkak kartonësh. Nga ana tjetër në listën e të dëmtuarve futbollistë me peshë si Nehar Sadiki e Xhelil Asani.

Krutanët me sfidën e prapambetur për tu luajtur të mërkurën e ardhëshme në Elbasan, sot pritet të jenë të plotë. Situata në fund por dhe afërsia gjeografike e bën këtë takim mjaft të paparashikueshëm.

Java e 29-të, sot:

15:00

Bylis-Teuta

18:00

Erzeni- Kastrioti

Të dielën:

15:00

Laçi- Partizani

Kukësi- Vllaznia

18:00

Tirana- Egnatia (Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!