Derbi i Madridit pa fitues, Napoli duart te titulli, Arsenal…

Fundjava ka rikthyer në fushë skuadrat europiane dhe ka ndezur akoma më shumë garën në kampionatet më të rëndësishme të kontinentit.

Nga Anglia vijon të përforcohet klasifikimi me Arsenalin në krye edhe pas fitores së sotme ndaj Leiçesterit. Edhe ndjekësi i “Topçinjve”, Mançester Siti, fitoi 1-4 ndaj Burnemuth duke iu afruar kryesuesve me dy pikë por me një ndeshje më shumë.

Liverpul mbetet sërish në klasë me barazimin pa gola që mori këtë mbrëmje përballë Kristal Palasë. Skuadra e Klop gjendet e shtata në renditje me 36 pikë dhe jashtë objektivave.

Derbi madrilen mori vëmendjen në Spanjë me emocionet që dhuroi në një 90-minutësh të finalizuar me një barazim 1-1. Pas daljes me të kuq të Koreas, Gimenez shënoi duke kaluar në avantazh Atletikon ndërsa Rodrigez fiksoi barazimin 5 minuta nga fundi.

Sakaq, në Espanjol – Majorka goli i Muriqit nuk vleu pasi vendasit fituan në shifrat 2-1, teksa 3 pikë shkuan edhe për Kadizin dhe Valencian.

Nuk frenon Napoli në Serie A. Kësaj radhe e pëson Empoli me humbjen 0-2 në shtëpi. Ismajli dhuroi golin e parë për napolitanët ndërsa Osimhen shënoi të dytin. Kryesuesit ndëshkohen dhe me të kuq me Rui që largohet në minutën e 67′-të nga loja.

Diferenca me vendin e dytë në klasifikim ka shkuar në 18 pikë teksa duket se gara tani do të përqendrohet te vendet që sigurojnë Europën.

Në Bundesligën gjermane Dortmund merr përkohësisht kreun pas fitores në transfertën ndaj Hofenhaim në pritje të duelit të zjarrtë Bajern Mynih – Union Berlin. Ndërsa në Ligue 1 Lion mposhti Anxhers dhe Montpelje – Lens bënë paqe.

Rezultatet:

Premier League:
Everton – Aston Vila 0-2
Lids – Sauthempton 1-0
Leiçester – Arsenal 0-1
Uest Hem – Notinghem Forest 4-0
Burnemuth – Mançester Siti 1-4
Kristal Palasë – Liverpul 0-0

La Liga:
Espanjol – Majorka 2-1
Kadiz – Rajo Vajekano 1-0
Real Madrid – Atletiko Madrid 1-1
Valencia – Real Sociedad 1-0

Serie A:
Empoli – Napoli 0-2
Leçe – Sasuolo 0-1

Bundesliga:
Këln – Volfsburg 0-2
Herta Berlin – Augsburg 2-0
Hofenhaim – Borusia Dortmund 0-1
Lajpcig – Eintrah Frankfurt 2-1
Verder Bremen – Bohum 3-0
Shalke – Shtutgart 2-1

Ligue 1:
Anxhers – Lion 1-3
Montpelje – Lens 1-1.S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!