Totenhem fiton derbin, Barça e sigurtë, shkëlqejnë Mbape e Rashford

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Nuk mund të mungonin as sot kampionatet më të rëndësishme të Europës që padyshim tërhoqën vëmendjen e sportdashësve me ndeshjet e programuara për këtë ditë të fundit të javës.

Mançester Junajtid vijon serinë e rezultateve pozitive në Premier League me fitoren e sotme ndaj Leiçesterit në shifrat 3-0 që e ngjit në vendin e tretë. Edhe Totenhem fitoi pastër ndaj Uest Hem duke u pozicionuar i katërti.

La Liga solli të tjera përballje në kuadër të javës së 22-të me Barcelonën që nuk ndal marshimin. Katalansit morën 3 pikë të tjera ndaj Kadiz dhe ruajnë kreun me 59 pikë.

Sakaq, në sfidat e tjera Atletiko Madrid kaloi 1-0 Bilbaon falë Grizman teksa pa fitues u mbyll Rajo Vajekano – Sevilja. Minimalisht fitoi edhe Espanjoli i Bares ndaj Elçes me një gol në limite.

Spektakli vjen edhe nga skena italiane aty ku Leçe surprizoi Atalantën duke e mposhtur në shtëpi 1-2. Nuk zhgënjyen Lacio, Juventus dhe Roma në provat e kalueshme, teksa Fiorentina dhe Empoli bënë paqe.

Bundesligën gjermane, Union Berlin pas barazimit dhe Dortmund falë fitores barazojnë Bajernin në klasifikim me 43 pikë duke e bërë interesante situatën e pikëve në vendet e para.

Ndërkaq nga Ligue 1 erdhi një super përballje mes PSG-së dhe Lilës. Spektakli i golave u fiksua në 4-3 me 2-golëshin e Mbape, realizimin e Nejmar dhe në fund dhuratën e Mesit në shtesë me vlerën e 3 pikëve.

Rezultatet:

Premier League:
Mançester Junajtid – Leiçester 3-0
Totenhem – Uest Hem 2-0

La Liga:
Elçe – Espanjol 0-1
Rajo Vajekano – Sevilja 1-1
Atletiko Madrid – Atletik Bilbao 1-0
Barcelona – Kadiz 2-0

Serie A:
Atalanta – Leçe 1-2
Fiorentina – Empoli 1-1
Salernitana – Lacio 0-2
Specia – Juventus 0-2
Roma – Verona 1-0

Bundesliga:
Union Berlin – Shalke 0-0
Borusia Dortmund – Herta Berlin 4-1
Bajer Leverkuzen – Mainz 2-3

Ligue 1:
PSG – Lilë 4-3
Brest – Monako 1-2
Lorient – Azhaksio 3-0
Renë – Klermont 2-0
Trojes – Montpelje 0-1
Lens – Nantë 3-1
Tuluzë – Marsejë 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!