Poter humb pafundësisht dhe ecën, ndizet PSG e Bajern, Braça thyhet

E diela e futbollit europian shpërfaqi sot skuadrat më elitare në kontinent duke dhuruar emocione e spektakël. Si zakonisht Anglia i parapriu të gjithave ndërsa veç finales së Carabao Cup, fituar nga Mançester Junajtid (2-0 ndaj Njukasëll) pati në program një derbi londinez. Edhe në Bundesligë, Serie A, La Liga Santander e Ligue 1, ndeshjet e mëdha ishin prezente.

Totenhem – Çelsi ishte e vetmja sfidë që Premier League kishte në program për ditën e sotme. Blutë e Londrës vijojnë të hedhin hapa fals duke u mposhtur në transfertë 2-0 nga Spurs. Skip dhe Kejn siguruan 3 pikë për t’u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim.

Sakaq, në La Liga, Barcelona u befasua nga Almeria. Eleminimi nga Europa League dhe barazimi i Realit dje, duket se kanë ulur ritmin e katalansve që u mposhtën 1-0, edhe pse mbeten në krye me 7 pikë diferencë nga madrilenët.

Dy autogolë dërguan Xhironën te fitorja ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa Celta Vigo mposhti pastër Real Vajadolidin. Sevilja – Osasuna u mbyll me shifrat 2-3.

Supersfida e mbrëmjes në Serie A, Milan – Atalanta, u fitua nga kuqezinjtë e Piolit. Vendosi një autogol i Muso dhe realizimi i Mesias në fund me kampionët në fuqi që barazojnë me pikë zikaltërit e vendit të dytë pas humbjes që këta të fundit pësuan ndaj Bolonjës.

Në Gjermani spikati Bajern – Union Berlin si një duel direkt për kreun të cilin e rrëmbejnë bavarezët pas fitores 3-0, ndërsa në klasiken e Ligue 1 Mbape dhe Mesi dhuruan spektakël në triumfin 0-3 ndaj Marsejës.

Rezultatet:

Premier League:
Totenhem – Çelsi 2-0

La Liga:
Atletik Bilbao – Xhirona 2-3
Celta Vigo – Real Vajadolid 3-0
Almeria – Barcelona 1-0
Sevilja – Osasuna 2-3

Serie A:
Bolonja – Inter 1-0
Salernitana – Monza 3-0
Udineze – Specia 2-2
Milan – Atalanta 2-0

Bundesliga:
Frajburg – Bajer Leverkusen 1-1
Bajern Mynih – Union Berlin 3-0

Ligue 1:
Lorient – Auxerre 0-1
Azhaksio – Trojes 2-1
Klermont – Strasburg 1-1
Nantë – Renë 0-1
Reims – Tuluzë 3-0
Monako – Nicë 0-3
Marsejë – PSG 0-3/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!