Martini: Shohim përpara, ndaj Tiranës për pikë

Pas tri dueleve të ditës së sotme, Abissnet Superiore do të ecë nesër me dy takimet Tirana- Teuta (17:00) dhe Vllaznia-Kastrioti(17:00).

Duke folur për ‘Sportiim.al’, lidhur me gjëndjen dhe objektivin e Teutës, trajneri Edi Martini tha se ka mungesa dhe disa pikëpyetje sa i takon formacionit.

Objektivi nesër ndaj Tiranës?-“E mbaj vështrimin herë prapa e herë përpara. Në këtë fazë të garës, koka më ngjan si një “guzhinjetë””, thotë përmes metarforës tekniku shkodran.

Grupi? -“Do të na mungojë Goxhaj. Futbollistët Karabeci dhe Kuros na janë bashkuar së fundi në seancë. Kuptohet që Teuta primare ka pikët, pavarësisht se ndaj kujt vihet përballë”.

Ndërkaq durrsakët me Martinin në këtë angazhim të radhës, kanë lënë fundin dhe shtuar ndjeshëm pikët (28). ‘Djemtë e Detit’ në 6-të takimet e fundit (përfshirë edhe Kupën), kanë 4 fitore një barazim dhe një humbje. Sot u stërviten me grup të plotë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!