Laçi merr një pikë, Ujka ndëshkon Erzenin në fund

Abissnet Superiore, Java 23:
Erzeni – Laçi 1-1 (Ademi 65’/ Ujka 90+1′)

Barazim në frymën e fundit për Laçin përballë Erzenit në “Niko Dovana” në sfidën e vlefshme për javën e 23-të Abissnet Superiore.

Një ndeshje thuajse e barabartë me kurbinasit që treguan më shumë qartësi dhe këmbëngulje në pjesën e parë, ndërsa surpriza e këtij sezoni, Erzeni, u shfaq më cinike në aktin e dytë të sfidës.

Fillimisht do të shënonte një ish-lojtar i bardhezinjve, Ilirid Ademi, që në minutën e 65′-të shënoi me kokë për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Pas pësimit të golit, kurbinasit filluan të reagonin duke shtuar ritmin e lojës dhe intensitetin e sulmeve në zonën e shijakasve. Shijen e golit bardhezinjtë do ta ndjenin në minutën e parë shtesë falë Ujkës që siguron 1 pikë për ekipin e tij. Po në shtesë, Laçi iu afrua golit të fitores por u ndal nga shtylla.

Ky rezultat i mban të pandryshuara pozicionet e ekipeve në tabelën e klasifikimit me shijakasit që gjenden të pestët me 32 pikë, ndërsa Laçi renditet i gjashti me 30 pikë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!