Tirana dhe Vllaznia në duelin për kreun

Kampionët në fuqi gjejnë Teutën në rritje, shkodranët për t’i dhënë goditjen e “fundit” Kastriotit.

Nga: Erga Kenga

Tirana ka shansin e artë për të dërguar në 6-të dieferencën e pikëve me Partizanin e vendit të dytë nëse sot në ‘Air Albania Stadium’ kalon Teutën e Durrësit. Sigurisht kjo kalon në plan të dytë pasi në ‘lojë’ gjëndët edhe Vllaznia ndërsa paralelisht me bardheblutë zhvillon ndeshjen e saj ndaj Kastriotit në ‘Loro Boriçi’.

Fitorja e kuqebluve përkthehet në kapërcim të Partizanit për një total pikësh 38-të. E thënë ndryshe, duelet e sotme janë një barometër edhe për të treguar se kush do të jetë rivali i parë i Tiranës.

Sidoqoftë, si Tirana ashtu dhe Vllaznia do duhet të bëjnë më të mirën në sfidat e tyre të kësaj jave të 23-të Abisnet Superiore. Tirana do të vuajë mungesën e Albano Aleksit të pezulluar nga Disiplina ndërsa te Teuta në apelin e Martinit mungon Goxhaj.

Vllaznia-Kastrioti ka futbollistë që qëndrojnë jashtë planëve por dhe nga ata që kthehen. Shkodranët ende nuk kanë gati mbrojtësit Juriç, Hakaj e Smajli. Ndërkaq në kampin krutan rikthimi i Edon Hasanit pas pezullimit njëjavor, ngroh Çelën për një organikë të plotë në këtë transfertë.

Java e 23-të:

17:00

Vllaznia- Kastrioti

Tirana- Teuta (Air Albania Stadium”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!