Derbi i Gllazgout fitohet nga…Japonia

Dy futbollistë nga Japonia shënojnë dy golat e Selltik. Pjesë e organikës janë plot 6 lojtarë Samuraji. Titulli më pranë për ish skuadrën e Rudi Vatës.

Java e 20: Gllazgou- Selltik 2-2

Dita e dytë e vitit kalendarik 2023 ka ofruar derbin më të madh në Europë, atë të Gllazgout ndërmjet skuadrave të famshme skoceze Rejnxhers dhe Selltik.

Në qytetin e ndarë në ‘dy pjesë’, politike e fetare, (Rejnxhërsi përfaqëson rendin britanik, ndërsa Sëlltiku keltët e vjetër të diskriminuar nga perandoria shekullore e së shkuarës) sfidat mes tyre gjithnjë kanë prodhuar lajm…

Këtë kampionat është Selltik ai që udhëheq pas 20 javëve ndërsa sot me barazimin e arritur 2-2 në folenë e bluve (Rejnxhers) duket se ka hedhur hapin e madh (13 javë nga fundi) për tu korurëzuar kampion në Skoci (pikët janë: 55-46).

Fillimisht shënuan miqtë me japonezin Maeda. Kent dhe Tavermier përmbysën për Rejnxhës ndërsa në të 88′-ën Furuashi barazoi për Selltik. Në këtë takim Roko Vata (Selltik) nuk figuroi i grumbulluar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!