Iku pa leje, Benfika paralajmëron Fernandez

Ka lajme interesante për Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas i Shqiponjave të Lisbonës ka udhëtuar drejt Amerikës së Jugut për të festuar Vitin e Ri pa autorizimin e Benfika-s.

Lajmi, i cili u bë i ditur edhe nga agjenti i lojtarit, tërboi jo vetëm tifozët por edhe klubin. Sipas raportimeve të fundit nga A Bola, Benfika i ka dhënë ultimatum lojtarit, i cili ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore. Nesër do të duhet patjetër të paraqitet në stërvitje, përndryshe do të ketë pasoja disiplinore të papërcaktuara ndaj tij.

Ndërkaq, ditët e fundit emri i lojtarit, kampion bote në ‘Katar 2022’ është i lidhur me disa klube të rëndësishme në Premier League. Kartoni i tij pas triumfit në botëror ka kapur shifren 125 milion euro./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!