Homazhet/ Pele, trupi i pajetë mbërrin në stadium

Ka nisur rrugëtimi i fundit i Mbretit Pele për në stadiumin e Santos në qytetin Sao Paolo, Brazil. Kortezhi me trupin e Pelesë, ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare është vendosur në qëndër ë fushës teksa përgjatë gjithë ditës do të kryhen nderimet e fundit.

Në fakt duket se madhështia e ceremonisë përcjellëse ka nisur që kur mjeti me trupin e Pele u drejtua në rrugën ‘Vila Belmiro’ që të dërgon te impianti i ndërtuar në 1916.

Në ‘Urbano Caldiera Stadium’ numri i personave në lamtumirën e fundit të Mbretit të tyre pritet të jetë historik.

Pas ceremonisë ku pritet të asistojë Presidenti i FIFA-s Infantino dhe shumë autoritete të larta nga bota e sportit, krerë shtetesh etj, trupi më pas do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, shoqëruar me ceremoninë private të familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!