Arsenal fiton derbin, Liverpul triumfi spektakolar

Arsenal nuk di të ndalet në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës kanë marrë një tjetër fitore në javën e 17′-të të kampionatit duke mposhtur Uest Hem në derbi në shifrat 3-1.

Fillimisht përpara skuadra e David Mojes të cilët shënuan përmes një penalltie ndërsa më pas Saka, Martineli dhe Nketiah dërguan Arsenalin drejt fitores.

Tashmë ekipi i Artetës kryesonë me 40 pikë, 7 pikë larg vendit të dytë ndërsa Uest Hem sheh nga fundi i tabelës.

Sakaq, në sfidën e luajtur më herët mes Aston Vilës dhe Liverpulit, skuadra e Klop triumfoi 1-3. Spektakël golash dhe rivalitet në fushën e lojës por finalizimet e sakta favorizuan Liverpulin që tashmë ngjitet në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Java e17 mbyllet nesër me duelet Çelsi -Buornemuth dhe Mançester Junajtid- Nontingem Forest dhe pasnesër Lids- Siti/ S.Gjidiaj/

Rezultatet:

Aston Vila – Liverpul 1-3
Arsenal – Uest Hem 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!