Shehi: Dua përqëndrim nga skuadra, luajmë në…Air

Më 7 dhjetor Tirana mundi në finalen e Superkupës Vllazninë 3-2 ndërsa të hënën (java e 13) në 19:00 do të presë në ‘Air Albania Stadium’, Kastriotin e Krujës. Për trajnerin Orges Shehi vlerësimi ndaj krutanëve duhet të jetë maksimal pasi sipas tij shpesh skuadra që nënvlerësohen të marrin pikë. “Kërkojmë të jemi dominues”, thotë trajneri.

“Nga ndeshja e parë me Kastriotin deri tani kanë kaluar gati nja 2-3 muaj, skuadrat edhe ndryshojnë, forma e tyre po ashtu, është një ndeshje që vjen pas pauzës dhe pas Superkupës, kështu që mendoj se mund të jetë tjetër melodi pasi edhe stadiumi ndryshon, nuk luajmë në Kamëz, por në “Air Albania.

Të jesh dominues do të thotë të jesh superfuqi në të gjitha drejtimet, edhe në organikë, është e vështirë të jesh në çdo gjë. Ne kërkojmë të jemi dominues në lojë ta interpretojmë ndeshjen duke qenë gjithmonë ne protagonistë, sigurisht që situata në lojë ndryshojnë por duhet të përqëndrohemi për të qenë ai ekip që kërkon të përmirësohet dhe të japë maksimumin nga vetja”, tha mes të tjerave trajneri i bardhebluve sot.

Ndërkaq pas barazimit të Partizanit sot në Durës me Erzenin 3-3, Tirana ka zbritur në vend të dytë me një pikë më pak se të kuqtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!