Tirana për kreun, Vllaznia për ‘hakmarrje’

Vllaznia- Egnatia në 16:30 dhe Tirana- Kastrioti në 19:00 në ‘Air Albania Stadium’ janë dy duelet e sotme të Abissnet Superiore të javës së 13-të.

Te Vllaznia, Mirel Josa ka vijuar përgatitjet menjëherë që pas sfidës finale të Superkupës për ndeshjen e kampionatit ndaj Egnatias.

Për shkak të reshjeve të shiut skuadra ka qenë e detyruar të stërvitet për disa seanca në fushën “Reshit Rusi”. Shkodranët janë thyer thellë në Rrogozhinë gjatë fazës së parë 3-0.

Në Rrogozhinë janë të bindur se skuadra e tyre është e aftë të ndalë Vllazninë ndërsa në këtë transfertë dilemat e Duros për formacionin, janë të pakta. Të dyja skuadrat kanë kontigjentin thuajse të plotë.

Tirana marrë shkas dhe nga ndalesa e Partizanit dje me Erzenin 3-3 kërkon të shkëputet në krye. Stafi teknik bardheblu ka kërkuar përqëndrim maksimal ndaj Kastriotit, ndërsa këta të fundit duket se me arsenalin e tyre të plotë do përpiqen të ndalin kampionët.

Ndërkaq po zhvillohen dy ndeshje të Kategorisë së Parë të javës së 11-të.

Tomori- Flamurtari dhe Besëlidhja- Apolonia janë duelet e ditës së sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!