Fund dramatik te Erzeni-Partizani, Skënderbeu formalitet

Abissnet Superiore, Java 13:
Erzeni – Partizani 3-3

Nga Sara Gjidiaj

Ndeshja midis Erzenit dhe Partizanit luajtur këtë pasdite në “Niko Dovana”, prodhoi gjithçka e në fund u mbyll në barazim me plot 6 gola. Të kuqtë gabojnë e shpërdorojnë shumë duke u dorëzuar sërish përballë Erzenit i cili i pati mundur fazën e parë në Elbasan 0-1.

Shijakasit befasuan që në minutat e para me golin e realizuar nga Patrik Nonato. Avantazhi i Erzenit zgjati fare pak pasi Partizani do të rikthente baraspeshën me golin spektakolar të Tedi Carës nga afro 35 metra.

Kryeqytetasit humbasin shansin e përmbysjes që në pjesën e parë me Skukën teksa gaboi një 11-metërsh por në nisjen e së dytës gabimin e “shlyen” Rrapaj. Ky i fundit gjen rrugën e rrjetës duke kaluar të tijtë në avantazh.

Nuk realizoi dot nga 11 metra por goli i 8-të i Skukës në kampionat nuk mund të mungonte. Ishte ky goli i tretë dhe i fundit për Partizanin pasi pas pak radha do të jetë për shijakasit.

Por tu përmendur ndalesa e lojës në minutën e 69′-të teksa reshjet e shiut dhe breshëri në Durrës nuk lejuan të luhej për disa minuta. Lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Pas rikthimit në fushë, sfida bëhet akoma më interesante. Një Erzen që qëndron cinik deri në fund dhe arrin të gjejë golin e dytë thuajse në përfundim të takimit falë Kadriut.

Këmbëngulja e vendasve vijon deri në çastet e fundit të sfidës dhe shpërblehet me 11-metërsh. Kahrimanoviç tregohet si gjithmonë i saktë duke shënuar një gol me aromë “fitoreje në minutën e fundit shtesë të akorduar.

Kështu Partizani merr provizorisht kreun me 23 pikë ndërsa Erzeni mbetet në vendin e tretë por me 1 pikë më shumë.

Kategoria e Parë, Java 11:
Skënderbeu – Turbina 3-0

Sakaq në Korçë u luajt sfida tjetër e javës së 11-të të Kategorisë së Parë, ajo mes Skënderbeut dhe Turbinës që u mbyll me fitoren e pastër të vendasve në shifrat 3-0. Këto 3 pikë e dërgojnë Skënderbeun në vendin e tretë, ndërsa Turbina fundoset akoma më shumë në fundin e tabelës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!