Europa e futbollit, spikat Çelsi-Arsenal

E diela është një ditë e gjitha për t’u shijuar sa i përket supersfidave që janë në program. Nga Anglia në Itali nuk mungojnë ndeshjet derbi dhe spektakli në fushë është i garantuar.

Në 13:00 hap derbi i Londrës Çelsi – Arsenal në “Stamford Bridge”. Statistikat e së shkuarës flasin për Arsenalin që numëron më shumë fitore se blutë e Londrës, ndërsa këta të fundit do provojnë të bëjnë gjithçka sot për të marrë 3-pikëshin.

Tjetër derbi do të luhet në Angli mes Uest Hem dhe Kristal Palasë në 15:00 me skuadrat që janë aty-aty në tabelën e klasifikimit. Jo më pak e rëndësishme Totenhem – Liverpul ku të besuarit e Klop nuk do ta kenë shumë të lehtë për t’u rikthyer te fitorja.

Sakaq, java e 13-të e Serie A sjell dhe derbin e kryeqytetit, Roma – Lacio. Skuadrat i ndan vetëm 1 pikë në renditje teksa një fitore do të thoshte shumë për secilën prej tyre.

Në mbrëmje Juventus – Inter ku “beteja” për triumf pritet të jetë mjaft e luftuar.

Vijon gara edhe në Spanjë. Atletiko Madrid – Espnajol hap ditën e sotme, teksa ndjekin Real Sociedad – Valencia, Vijareal – Majorka dhe mbyll Real Betis – Sevilja, me këta të fundit që do duhet t’i “arratisen” fundit të tabelës.

Në Bundesligë Union Berlin luan për të rimarrë kreun ndaj Bajer Leverkusen ndërsa në Francë spikasin Marsejë – Lion dhe Lorient – PSG.

Kalendari:

Premier League:
Çelsi – Arsenal 13:00
Aston Vila – Mançester Junajtid 15:00
Sauthempton – Njukasëll Junajtid 15:00
Uest Hem – Kristal Palasë 15:00
Totenhem – Liverpul 17:30

La Liga:
Atletiko Madrid – Espanjol 14:00
Real Sociedad – Valencia 16:15
Vijareal – Majorka 18:30
Real Betis – Sevilja 21:00

Serie A:
Bolonja – Torino 12:30
Monza – Verona 15:00
Sampdoria – Fiorentina 15:00
Roma – Lacio 18:00
Juventus – Inter 20:45

Bundesliga:
Bajer Leverkusen – Union Berlin 15:30
Frajburg – Këln 17:30

Ligue 1:
Lorient – PSG 13:00
Klermont – Montpelje 15:00
Nicë – Brest 15:00
Reims – Nantë 15:00
Tuluzë – Monako 15:00
Lilë – Rënes 17:05
Marsejë – Lion 20:45 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!