Arsenal kalon Çelsin, Emeri debuton me fitore me Aston Vilën

Derbi i parë i sezonit mes Çelsit dhe Arsenalit u fitua minimalisht nga “Topçinjtë”. 90 minuta mjaft të luftuara nga të dyja skuadrat por në fund triumfon sërish Arsenal që nuk di të lëshojë kreun edhe pas javës së 13-të.

Goli vendimtar u shënua nga Magales në minutën e 63′-të ndërsa në pjesën e mbetur shifrat nuk pësuan ndryshim.

Në fushë edhe 2 lojtarë shqiptarë. Granit Xhaka si titullar në radhët e Arsenalit, ndërsa Armando Broja prej minutës së 64′-të me blutë e Londrës.

Derbi tjetër i ditës u vendos në frymën e fundit. Uest Hem – Kristal Palasë përfundoi në shifrat 1-2. Miqtë fituan me përmbysje falë një goli të Olise në shtesë.

Sakaq, tjetër zhgënjim për Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” u mposhtën nga Aston Vila në shifrat 3-1 duke dalë pa pikë nga ky takim dhe pa dhënë sinjale pozitive.

Në sfidat e përfunduara deri më tani në Serie A, Torino harroi shumë shpejt fitoren me Milanin dhe u dorëzua përballë Bolonjës, ndërsa Fiorentina mposhti pastër Sampdorian.

Surpriza sjell Bundesliga ku Union Berlin pëson një humbje të thellë në shifrat 5-0 nga Bajer Leverkusen duke i dorëzuar fronin Bajernit të Mynihut.

Fitore edhe për kampionët e Francës përballë Lorient teksa Atletiko Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Espanjolit në xhiron e 13-të të La Liga.

Rezultatet:

Premier League:
Çelsi – Arsenal 0-1
Aston Vila – Mançester Junajtid 3-1
Sauthempton – Njukasëll Junajtid 1-4
Uest Hem – Kristal Palasë 1-2

La Liga:
Atletiko Madrid – Espanjol 1-1

Serie A:
Bolonja – Torino 2-1
Monza – Verona 2-0
Sampdoria – Fiorentina 0-2

Bundesliga:
Bajer Leverkusen – Union Berlin 5-0

Ligue 1:
Lorient – PSG 1-2
Klermont – Montpelje 1-1
Nicë – Brest 1-0
Reims – Nantë 1-0
Tuluzë – Monako 0-2

*Ndeshjet e tjera kryesore të ditës në Europë do vijnë të pasqyruara në mbrëmje./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!