Napoli prek lavdinë, Pike mbyll me Barcelonën mes lotëve

Vrullin e Napolit në Serie A nuk e ndal as Atalanta. Kryesuesit fituan sfidën e javës së 13-të përballë bergamaskëve në shifrat 1-2 me përmbysje duke u shkëputur nga vendi i dytë në renditje.

Në përballjet e tjera Empoli fitoi me 1 gol ndaj Sasuolos ndërsa Salernitana dhe Kremoneze u ndanë në barazim 2-2. Sakaq, kuqezinjtë e Piolit luajnë ndaj Specias.

E shtuna prodhoi shumë gola në Premier League, 21 të tillë në 6 sfida. Lids fitoi përballë Burnemuth në shifrat 4-3 dhe po me një gol diferencë “Qytetarët” kaluan Fullhamin, ndërsa Leiçester mposhti 0-2 Evertonin duke e barazuar me pikë në renditje.

Nuk ka rezultate surprizë në La Liga. Një barazim mes Getafes dhe Kadiz, ndërsa Real Vajadolid dhe Osauna marrin fitore. Katalanasit fitojnë përballë Almerias falë golave të Dembele e De Jong ndërsa Levandovski shpërdoroi një penallti në fillim të pjesës së parë.

Gjermani kampionët vijojnë serinë e fitoreve dhe këtë radhë përballë Hertës së Berlinit, ashtu si dhe verdhezinjtë e Dortmund që mposhtën pastër Bohumin duke u ngjitur në vendin e tretë

Rezultatet:

Premier League:
Lids – Burnemuth 4-3
Mançester Siti – Fulham 2-1
Notingham Forest – Brentford 2-2
Uolves – Brajton 2-3
Everton – Leiçester 0-2

La Liga:
Getafe – Kadiz 0-0
Real Vajadolid – Elçe 2-1
Celta Vigo – Osasuna 1-2
Barcelona – Almeria 2-0

Serie A:
Empoli – Sasuolo 1-0
Salernitana – Kremoneze 2-2
Atalanta – Napoli 1-2
Milan – Specia 2-1

Bundesliga:
Augsburg – Eintraht Frankfurt 1-2
Borusia Dortmund – Bohum 3-0
Herta Berlin – Bajern Mynih 2-3
Hofenhaim – Lajpcig 1-3
Mainz – Volfsburg 0-3
Verder Bremen – Shalke 2-1

Ligue 1:
Azhaksio – Strasburg 4-2
Anxhers – Lens 1-2 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!