Tirana fiton në Ballsh, ndalet Partizani, Laçi e ka “fobi” fitoren

Abissnet Superiore, Java 8:
Laçi – Vllaznia 1-1 (Akiniemi 53’/ H.Marku 68′)
Bylis – Tirana 0-1 (Hasani 80′)
Partizani – Kastrioti 0-0

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Java 8 Abissnet Superiore vijoi sot me 3 sfida të tjera. Laçi dhe Vllaznia ndanë nga 1 pikë dhe nga 1 gol në ndeshjen e luajtur mes tyre.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me kurbinasit që kaluan në avantazh të parët falë Akiniemit, por shkodranët nuk vonuan më shumë se 15 minuta për të kthyer baraspeshën me Herald Markun.

Pas këtij barazimi Laçi mbetet në fund të tabelës dhe mund të konsiderohet totalisht në krizë, ndërsa Vllaznia mes mungesave merr 1 pikë me vlerë.

Sakaq, në Ballsh fituan bardheblutë edhe pse e patën të vështirë të gjenin golin ndaj vendasve. 3-pikëshin për kryeqytetasit e mundësoi Hasani në minutën e 80′-të. Kështu, Tirana ngjitet në vend të dytë, ndërsa Bylis pëson humbjen e dytë radhazi.

E fundit përballje për ditën e sotme ishte ajo mes Partizanit dhe Kastriotit. Sfida u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse Partizani rrezikoi deri në sekondat e fundit portën e krutanëve. Të kuqtë kryesojnë sërish kualifikimin, ndërsa krutanët kënaqen me 1 pikë.

Java e 8-të e Superiores mbyllet nesër në 15:00 me sfidën Erzeni – Kukësi në “Niko Dovana”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!