Herald Marku: I lumtur për golin, jam te lista e Kombëtares…

Vllaznia mori një barazim me vlerë në transferten ndaj Laçit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1. Një duel verior i cili i gjeti shkodranët me disa mungesa thelbësore por një supergol i Herald Markut bëri që ekipi shkodran të dalë si i barabartë me bardhezinjtë.

Pas ndeshjes, autori i golit të Vllaznisë Herald Marku ka folur për ndeshjen e sotme, atë vetjake dhe Kombetaren që sipas tij së fundi është listuar te lista e pritjes.

Goli juaj mjaft i bukur për nga ekzekutimi

Realisht jam shume i lumtur per golin, se pari per aspektin personal, por sigurisht edhe per ate te grupit. Mendoj se e ndihmova ekipin me ate gol.Pasi pesuam golin, gjetem forcat dhe arritem te shenonim.

Kishim mundesi per me teper, pasi te them te drejten kishim ardhur per 3 piket, por qe e dime se Laci eshte nje skuader e forte, keshtu qe barazimi mendoj se eshte nje rezultat i drejte, deri diku.

Titullar…

Qe te jem titullar i padiskutueshem, duhet qe natyrisht te vazhdoj te kem paraqitje te tilla. Mund te them se trajneri Josa me ka mbeshtetur goxha shume, me ka dhene mjaft besim, mjaft liri dhe ndihem me mire, ndjej se po tregoj nje version me te mire te vetes sime.

Në listën paraprake të Kombëtares?

Per sa i perket kombetares, sigurisht eshte enderr per cdo lojtar. Momentalisht nuk jam ne listen e te grumbulluarve per miqesoren ne Arabi, por jam ne listen e pritjes.

Tifozët e Vllaznisë…

Nuk kam fjale per tifozet, vecse t’i falenderoj per mbeshtetjen e tyre te mrekullueshme ne cdo ndeshje tonen, ne cdo kohe, ne cdo transferte dhe me te vertete jane nje mbeshtetje e madhe per ne.

Ndeshja e fundit e fazës së parë me Bylis?

“Sa i takon ndeshjes së fundit me Bylis është shumë e vështirë. Ne duhet ta marrim e ta konsiderojmë si finale nëse duam të shkojmë larg.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!