Laçi- Vllaznia në duelin e madh të ditës, Tirana e Partizani…

Në program dhe tri sfida të Kategorisë së Parë. Spikat Apolonia- Dinamo

Do të zhvillohen sot tri takimet e mbetura të javës së 8-të Abissnet Superiore. Në epiqendër sfida e Laçit aty ku dueli Laçi- Vllaznia pritet të jetë një maratonë e vërtetë sportive.

Derbi veriut gjithnjë ka prodhuar grintë dhe lojë të ndezur sportive me vendasit të cilët vijnë të plotë ndërsa shkodranët me disa mungesa thelbësore në mesfushë. I rekuperuari i fundit te ekipi i Josës, Boshnjaku. Drejt stolit si i gatshëm edhe Heriç.

Tirana udhëton drejt Ballshit për tu ndeshur me vendasit e Bellait. Edhe në ‘Adush Muça’ Bylis- Tirana me pritshmëri të lartë. Ndeshja tjetër e ditës i përket orës 17:45 teksa partizani kryesues do të takohet me Kastriotin në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkohë sot në program dhe tri takime të kategorisë së Parë. Nis me supersfidën Apolonia- Dinamo në Loni papuçiu’ me start orën 12.30 për të vijuar me dy ndeshjet e tjera po aq të rëndësishme; Korabi -Lushnja dhe Flamurtari-Tërbuni.

Programi i ndeshjeve për sot e diel 16 tetor:

15:00

Laçi- Vllaznia

Bylis- Tirana

17:45

Partizani- Kastrioti (në Elbasan)

12:30

Apolonia- Dinamo

14:00

Flamurtari- Tërbuni

Korabi- Lushnja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!