Luhet në Durrës, Erzeni pret Kukësin

Erzeni- Kukësi do të mbyllë sot llogaritë e javës së tetë Abissnet Superiore. Ky takim i parashikuar të luhet në “Niko Dovana” pritet të jetë mjaft vendimtar për skuadrat pasi një fitore e Erzenit do të bënte që shijakasait të mbetën te grupi i ekipëve që luajnë lart.

Mjaft efikas Kukësi në dy javët e fundit. Dy fitoret, nëse do të pasohen nga e treta radhazi, në një mënyrë, do të nxirrte përfundimisht verilindorët nga vorbulla e zonës së fundit.

Ndërkohë, nëse te Erzeni kontigjenti duket i plotë, dy futbollistë të Kukësit, Ante Zhivkoviç dhe Shqiprim Taipi, duket se ende nuk e kanë marrë plotësisht veten nga ai helmim eventual i grupit të trajnerit Enkeleid Dobi gjatë fundjavës së shkuar. Për Kukësin mungesë e sigurtë ajo e sulmuesit Giasi.

Ky takim me start orën 15:00, i është besuar të gjykohet nga lushnjari Laver Alla./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!