Kupa/ Skuadrat elitare kërkojnë turin e dytë me …stolin

Përgatiti: Erga Kenga

Raportohet se shumë nga ekipet e Superiores do të hedhin në fushë formacione të alternuara. Kupa shndërrohet në ‘test’, formula gjermane me një takim te fusha e skuadrës inferiore, i jep seriozitet. Duhet pritur…

Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e kthimit, turi i parë i Kupës së Shqipërisë, edicioni i 71-të.

Do të hapë Laçi- Devolli në orën 13:00. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kompleksin ‘Internacional’ në Pezë-Helmës. Ndërkohë në 14:00 dhe 15:00, do të jenë në fushë Bylis- Pogradeci, Tërbuni- Lushnja dhe Teuta-Luzi 2008.

Në fakt, sot ishte në program edhe dueli Dinamo-Butrinti i Sarandës por skuadra nga jugu i vendit, ka njoftuar FSHF-në se nuk do të udhëtojë drejt Tiranës duke bërë që ndeshja të fitohet në tavolinë nga blutë 3-0.

Sakaq sfidat e tjera janë planifikuar të mërkurën.

Programi i plotë i ndeshjeve të kthimit të turit të parë në Kupë:

Në kllapa ndeshjet e para.

Sot:

13:00

Laçi- Devolli (2-0) (në Pezë)

15:00

Tërbuni-Lushnja (0-2) (në Pezë)

14:00

Bylis-Pogradeci (3-0)

Teuta- Luzi 2008 (0-0)

Dinamo-Butrinti (1-0) fiton Dinamo në ‘tavolinë’ 3-0.

Të mërkurën:

14:00

Tirana- Veleçiku (3-0) (në Skënder Halili’)

Partizani- Oriku (0-0) (në Elbasan)

Vllaznia- Flamurtari (1-2)

Vora- Kastrioti (0-1) (Pezë)

Korabi- Besa (1-1)

Kukësi- Labëria (3-0) (në Q.S. Kamëz, pa tifozë)

Egnatia- Shkumbini (2-1)

Skënderbeu- Maliqi (5-1)

Erzeni- Turbina (2-1) (në Shijak)

Apolonia-Besëlidhja (1-0)

Tomori- Burreli (1-2)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!