Kupa/ Laçi dhe Bylis fitore me goleadë, Teuta kalon me vështirësi

Tërbuni-Lushnja shkoi në shtesë, fiton Tërbuni 3-2, kualifikohet Lushnja me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Laçi priti Devollin sot në Pezë në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Bardhezinjtë fituan me rezultatin 5-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 7-0 kalojnë më tej.
Për kurbinasit ka shënuar Prengaj në minutën e 23′, më pas goli i dytë u realizua nga Babatunde në minutën e 36′ dhe në të 38′ ishte ish anësori i Korabit Geci ai që shënoi të tretin.
Sërish Geci në pesjëne dytë në minutën e 66′ ndërsa Babatunde i dërgoi shifrat në 5-0 në minutën e 71′-të.
Ndërkohë, kalon me mjaft vështirësi Teuta në duelin me Luzi 2008. Pas 0-0 në të vajtjes, me fillimin e pjesës së dytë Karabeci realizon golin e parë. Në fund të ndeshjes, Hebaj me penallti ka vulosur kualifikimin me shifrat 2-0.
Fiton me goleadë Bylis ndaj një Pogradeci i cili shënoi i pari e pësoi më pas 7 gola.
Ndërkaq Tërbuni-Lushnja shkoi në shtesë pasi shifrat 3-1 të 90 minutave të takimit në Pezë nuk i mjaftuan pukjanëve të cilët kishin humbur takimin e parë 2-0. Në kohën 2 herë nga 15′ skuadra e Klodian Duros ia doli të shënojë golin kualifikues. Ndeshja u mbyll 3-2.
Në kllapa ndeshjet e para.
13:00
Laçi– Devolli 5-0 (2-0) (në Pezë)
15:00
Tërbuni-Lushnja 3-2 (0-2) (në Pezë) pas kohës shtesë.
14:00
Bylis-Pogradeci 7-1 (3-0)
Teuta– Luzi 2008 2-0 (0-0)
Dinamo-Butrinti (1-0) fiton Dinamo në ‘tavolinë’ 3-0.
Të mërkurën:
14:00
Tirana- Veleçiku (3-0) (në Skënder Halili’)
Partizani- Oriku (0-0) (në Elbasan)
Vllaznia- Flamurtari (1-2)
Vora- Kastrioti (0-1) (Pezë)
Korabi- Besa (1-1)
Kukësi- Labëria (3-0) (në Q.S. Kamëz, pa tifozë)
Egnatia- Shkumbini (2-1)
Skënderbeu- Maliqi (5-1)
Erzeni- Turbina (2-1) (në Shijak)
Apolonia-Besëlidhja (1-0)
Tomori- Burreli (1-2)/Sportiim.al/