Kupa/ Nesër hap Laçi, Butrinti humb në tavolinë…
Kaosi me fushat, Partizani pret Orikun në Elbasan, Kukësi në Kamëz pa tifozë, Erzeni kthehet në “Tofik Jashari’, në ‘Internacional’ disa ndeshje…
Nesër e martë 11 tetor, turi i parë i Kupës së Shqipërisë edicioni i 71-të me disa nga ndeshjet e kthimit.
Do të hapë Laçi- Devolli në orën 13:00. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kompleksin ‘Internacional’ në Pezë-Helmës. Ndërkohë në 14:00 dhe 15:00, do të jenë në fushë dhe Bylis- Pogradeci, Tërbuni- Lushnja dhe Teuta-Luzi 2008.
Në fakt, të martën ishte në program edhe dueli Dinamo-Butrinti i Sarandës por skuadra nga jugu i vendit, ka njoftuar FSHF-në se nuk do të udhëtojë drejt Tiranës duke bërë që ndeshja të fitohet në tavolinë nga blutë 3-0.
Sakaq sfidat e tjera janë planifikuar të mërkurën.
Programi i plotë i ndeshjeve të kthimit të turit të parë në Kupë:
Në kllapa ndeshjet e para.
Të martën, 11 tetor:
13:00
Laçi- Devolli (2-0) (në Pezë)
15:00
Tërbuni-Lushnja (0-2) (në Pezë)
14:00
Bylis-Pogradeci (3-0)
Teuta- Luzi 2008 (0-0)
Dinamo-Butrinti (1-0) fiton Dinamo në ‘tavolinë’ 3-0.
Të mërkurën:
14:00
Tirana- Veleçiku (3-0) (në Skënder Halili’)
Partizani- Oriku (0-0) (në Elbasan)
Vllaznia- Flamurtari (1-2)
Vora- Kastrioti (0-1) (Pezë)
Korabi- Besa (1-1)
Kukësi- Labëria (3-0) (në Q.S. Kamëz, pa tifozë)
Egnatia- Shkumbini (2-1)
Skënderbeu- Maliqi (5-1)
Erzeni- Turbina (2-1) (në Shijak)
Apolonia-Besëlidhja (1-0)
Tomori- Burreli (1-2)/Sportiim.al/