Partizani ndalet nga Oriku, Tirana hipotekon kalimin në Kupë

Kupa e Shqipërisë/ Partizani ngec në kompleksin e ri, Tirana dhe Egnatia mendojnë për turin e dytë

Ditën e sotme u luajtën edhe 6 ndeshjet e fundit të vajtjes për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Kompleksi i ri i Partizanit duket se nuk i solli fat të kuqve. Kryeqytetasit u ndalën në barazim pa gola nga skuadra e Orikut duke mos tundur rrjetat e impantit më të ri. Demat dominuan por nuk arritën të realizonin duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit.

Sakaq, Tirana dhe Egnatia kanë gati biletat për në turin e dytë me fitoret e sotme, teksa presin vetëm të vulosin më 12 tetor.

Kanë fituar edhe Dinamo, Lushnja e Burreli që e shohin veten me një këmbë ne turin e dytë.

Rezultatet:

Grupi A:
Butrinti – Dinamo 0-1
Lushnja – Tërbuni 2-0
Veleçiku – Tirana 0-3
Oriku – Partizani 0-0

Grupi B:
Shkumbini – Egnatia 0-3
Burreli – Tomori 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!