Duka: Polonia dhe Çekia rivalë për tu kaluar, short i mirë

Presidenti i FSHF, Armando Duka në një prononcim për SuperSport fill pas shortit të ‘Euro 2024’ hedhur këtë mesditë në Frankfurt u shfaq bashkë me trajnerin Edi Reja.

Duke folur për rivalët, Presidenti Duka u shpreh se kualifikimi për në fazën finale është një objektiv real, por theksoi se skuadra duhet ta tregojë në fushë veten pasi nëse e merr lehtë mund të dështojë.

Duka:

“Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024.

Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje, – tha Duka, duke folur më tej edhe për diferencat në grup:

“Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria. Grupi me pesë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Presidenti i FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!