Reja: Të evitojmë gabimet, në nëntor ulem me Dukën për…

Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europianin 2024, që do të luhet në Gjermani, ka zbardhur sot rivalët e Shqipërisë, që është pozicionuar në Grupi E së bashku me Poloninë, Republikën çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Edi Reja (në krah të Dukës) pas shortit tha:

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”, tha Reja.

Në fund një koment edhe për të ardhmen e tij në stolin kuqezi: “Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Edhe Presidenti Duka theksoi se në momentin e duhur do të ulet me trajnerin Reja për të diskutuar vazhdimësinë: “Këtu sot jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!