Shorti/ Duka, Shulku dhe Reja ndjekin goglat e ‘Euro 2024’

Është hedhur sot në mesditë në Frankfurt shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të me finalet e kompeticionit që do të zhvillohen në Gjermani. Shqipëria është pozicionuar në Grupin E me Poloninë, Republikën çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Një short bujar për Kombëtaren shqiptare, që shton shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në finalet e Europianit për të dytën herë në historinë e futbollit shqiptar. Në vazhdim do të zbardhet edhe kalendari i ndeshjeve të grupit me ndeshjet që nisin në muajin mars dhe përfundojnë në muajin nëntor.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveçse personaliteteve të shumta të futbollit europian, kanë qenë të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Edoardo Reja dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!