Kaçinari shkon në Krujë, zyrtarizohet Gabriel

Kastrioti mbetet aktiv edhe në orët e fundit të merkatos. Krutanët kanë afruar së fundmi Aron Kaçinarin në formë huazimi nga ekipi i Venecias në Itali.

21-vjeçari me nënshtetësi sllovene luan si mesfushor dhe do të jetë pjesë e Kastriotit për një sezon. Në të shkuarën Kaçinari ka luajtur për ekipe si Bravo, Ankaran, Gorica, Tabir Sezana dhe Venecia.

“Aron Kaçinari është afrimi më i ri i Kastriotit. Mesfushori 21 vjeçar vjen nga ekipi i Venecias në Itali, teska për një sezon do të jetë i huazuar te Kastrioti. Kaçinari është me nënshtetsi sllovene, por ka njërin nga prindërit shqiptar. Ks Kastrioti i uron mirëseardhjen mesfushorit, dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë.”, shkruan ekipi krutan.

Gjithashtu krutanët zyrtarizuan edhe sulmuesin Gabriel MorBeck

‘Gabriel MorBeck është lojtari që i është bashkuar Kastriotit së fundmi. Sulmuesi nga Brazili është bashkuar me skuadrën disa ditë më parë, teksa dhe ka firmosur edhe një kontratë 2 vjeçare.”, shkruan klubi. /S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!