Dinamo, merkato Superiore

Ditë prezantimesh te Dinamo

Plot katër lojtarë janë zyrtarizuar në vetëm pak orë te skuadra e Dinamos. Ilir Allmuça, Redon Danaj, Dikson Amos dhe Taulant Marku kanë firmosur sot me “Nëndetësen blu”.

Allmuça rikthehet të luajë për Dinamon pas eksperiencës me Egnatian ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa Danaj u aktivizua së fundmi me Besëlidhjen dhe i bashkohet Dinamos pasi klubi kryeqytetas arriti marrëveshjen me Kastriotin.

Sa i përket nigerianit Amos, ai do të jetë pjesë e ekipit për 2 sezone. Sulmuesi ka luajtur edhe më parë në Shqipëri me Besën e Kavajës.

I fundit që u zyrtarizua ishte një tjetër sulmues. Taulant Marku do të veshë fanellën blu pas eksperiencave me Tërbunin, Kastriotin dhe Korabin.

Përveç nigerianit Amos, Allmuça, Danaj dhe Marku kanë nënshkruar kontratën deri në vitin 2025 në prani të presidentit Bardhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!