Ten Hag ofron te Junajtid talentin Antony

Ajaks Amsterdam nuk venitet kurrë në talente. Shkolla e madhe e futbolit ‘total’ vijon të prodhojë futbollistë të cilët në mënyrë sistematike shiten në klube të mëdha europiane.

Sot lajmi ditës lidhet me kalimin e Antony nga Ajax te Mançester Junajtid. Për brazilianin 22 vjeçar, klubi i Ten Hag ka paguar 100 milionë euro.

Lojtari është i nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe janë duke u përcaktuar kushtet personale dhe leja ndërkombëtare.

Klubi anglez shkruan:

“Nga Ajax në Manchester United. Tashmë është zyrtarizuar dhe telenovela ka mbaruar: Antony është një lojtar i ri i Djajve të Kuq”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!