Ecën Dinamo, dy përforcime…

Dinamo pa frena në merkato, prezanton dy lojtarë të tjerë

Pas katër afrimeve mbrëmjen e djeshme, Dinamo vijon prezantimet edhe në ditën e fundit të merkatos së verës. Asion Daja dhe Silvio Vokrri janë zyrtarisht lojtarë të “nëndetëses”.

Mesfushori Daja rikthehet të luajë në radhët e Dinamos për dy vitet e ardhshme. Pas eksperiencave në Superiore me Partizanin, Tiranën, Skënderbeun dhe Teutën, 32-vjeçari rikthehet në skuadrën ku debutoi në futbollin profesional.

Sakaq Silvio Vokrri ka firmosur me blutë deri në vitin 2026. Sulmuesi 21-vjeçar është formuar tek ekipet e moshave të Shkëndijës, teksa ka veshur edhe fanellën e Kastriotit në “Abissnet Superiore”. Sezonin e fundit e mbylli te Tomori për të nisur një aventurë të re me 18 herë kampionët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!