Çela: Jemi gati, luajmë në impiantin ku të gjithë na druhen

  • Kastrioti-Erzeni hera e parë në një derbi rajonal në Superiore. Klubi i presidentit Vogli ka zhbllokuar sistemin e merkatos në FIFA. Trajneri: ‘Tani po’.

Kastrioti rikthehet të luajë në shtëpinë e improvizuar që nga edicioni i kaluar. Në stadiumin e Kamzës, krutanët e drejtuar nga Emiljano Çela do të ndeshen nesër me Erzenin e Shijakut (17:00) për llogari të javës së dytë të Abisset Superiore.

Klubi krutan lë pas problemet me federimet dhe sot i ka regjistruar të gjithë futbollistët e afruar. Nga ana tjetër trajneri Çela tha për mediat se skuadra ka lënë prapa edhe humbjen me Bylis ndërsa nesr ndaj Erzenit pret reagimin e skuadrës me të cilën befasoi nga janari deri në maj të edicionit 2021-22.

Te krutanët rikthehet Edon Hasani ndërsa Bedri Greca ka probleme dhe mbetet në diskutim. Çela i thotë në intervistë.

Çela:

Si vjen skuadra pas një jave intensive stervitore por dhe pas një starti me humbje ? “Patjetër që çdo humbje lë pasojat e veta. Nuk ka qenë vetëm humbja por kemi qenë të mërzitur dhe për mënyrën si u paraqitëm në atë ndeshje. Mendoj që çdo gjë tani e kemi lënë mbrapa, kemi ndeshjen e radhës, një ndeshje shumë të vështirë, Një kundërshtar entuziast, që për më tepër vjen pas një fitoreje.

Vjen Erzeni, sa e vështirë do jetë?-“Të gjitha ndeshjet në Superiore janë shumë të vështira, çdo ndeshje do impenjim maksimal. Ne në fushën tonë jemi një ekip i konfirmuar (i referohet edicionit të kaluar:redaktori), një ekip shumë i fortë, dhe që çdo kundërshtar e ka shumë të vështirë, qoftë të marrë dhe një pikë aty.

E keni të gjithë kontigjentin në dispozicion?-“Mungesa nuk kemi përveç Grecës që ka shqetësimet të vogla, por kemi kontigjentin e mjaftueshëm, cilësinë e duhur. Tashmë me hapjen e merkatos kemi alternativat e duhura për të dubluar çdo mungesë çdo pozicion, por qoftë edhe për lojtarët e tjerë që janë të gatshëm për faza të ndryshme të lojës, apo për freskim të ekipit.

Merkato e mbyllur në hyrje?-“Të them të drejtën me grupin aktual jam i kënaqur, në përgjithësi i kemi të gjitha rolet e dubluara. Patjetër që në qoftë se vjen ndonjë lojtar shumë cilësor, i hapim derën sepse lojtarin e mirë të gjithë e duan, por që me kontigjentin aktual jam i kënaqur.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!