Teuta e Kastrioti presin të promovuarat sezonale

Nis sot xhiro e dytë sezonale. Teuta dhe Kastrioti vijnë pa pikë ndërsa dy debutueset e kampionatit fituan në start.

Kastrioti- Erzeni sot në Kamëz (paralelisht dhe Teuta- Bylis) hap serinë e ndeshjeve të javës së dytë të edicionit të 84-ët të futbollit. Një derbi të ri rajonal në Superiore. Krutanët pasi shlyen ish mbrojtësin Bojom kanë kryer të premten të gjitha federimet e afrimëve të fundit.

Trajenri në vigjilje të ndeshjes: “Tani jemi gati, të gjithë duhet të druhen kur luajnë me ne në Kamëz”. Paralajmërim? Për tu vertetuar në fushë.

Shijakasit me entuziasmin e fitores së javës së parë (mundën Vllazninë 1-0). Trajneri Kapllani tha dje se Erzeni udhëton drejt transfertës me krutanët për të vijuar startin e mirë. “Shkojmë në Kamëz për të bërë një ndeshje me intensitet e intigritet”.

Në të njëjtin orar, Teuta e cila zhgënjeu në daljen e parë (u mund 3-1 nga Laçi) pret Bylisin në “Niko Dovana”. Afrimet e Çyrbjes dhe Kuros rrisin kuotat e skuadrës së Arapit. Nga ana e tij Bylis gjithnjë ka bërë mirë në ‘Niko Dovana’. Eskuerdinja, 31 vjeçar iu bashkua së fundi ekipit të Bellait për fantazinë në mesfushë.

Abissnet Superiore, java e dytë, sot:

17:00

Kastrioti- Erzeni (në Kamëz)

Teuta- Bylis/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!