Java e dytë në tri ditë, çfarë presim…

  • Të shtunën 27 gusht të dielën 28 dhe të hënën 29 gusht, 5 ndeshjet e xhiros së dytë Abissnet Superiore.

Përgatiti: Erga Kenga

Kastrioti- Erzeni në program për tu zhvilluar në Kamëz i ngjan një derbi të ri rajonal në Superiore. Krutanët pasi shlyen ish mbrojtësin Bojom kanë nisur federimet e afrimëve të fundit (pritet të hapet sistemi i federimëve në FIFA). Shijakasit me entuziasmin e fitores së javës së parë (mundën Vllazninë 1-0).

Në të njëjtin orar të ditës së shtunë, Teuta e cila zhgënjeu në daljen e parë (u mund 3-1 nga Laçi) pret Bylisin në “Niko Dovana”. Afrimi i Çyrbjes por dhe rikthimet e tjera, rrisin kuotat e skuadrës së Arapit. Nga ana e tij Bylis gjithnjë ka bërë mirë në ‘Niko Dovana’. Eskuerdinja, 31 vjeçar sapo iu bashkua ekipit të Bellait për fantazinë në mesfushë…

E diela ofron dy takime të gjitha për tu deshifruar.

Fillimisht në Rrogozhinë në 17:00, Egnatia- Tirana, ndërsa në 19:30, në ‘Loro Boriçi’ Vllaznia-Kukësi në duelin verior.

Te skuadra e Edlir Tetovës, eksperienca e munguar në humbjen me Partizanin (java e parë) pritet të jetë vendimtare ndaj bardhebluve kampionë. Malota dhe Delarzh gati, ndërsa nga Lekaj aty ku u stërviten këto ditë, i gjithë grupi punoi në qetësi.

Tirana barazoi në “Kukës Arena” por grupi i teknikut Shehi duket gjithnjë në provë. Largimi i Seferit përfundimisht ka ngatërruar ‘kartat’ aq sa veç Xhixhës (ndoshta momenti Gjumsi nga minuta e parë) të tjerët në sulm janë improvizime.

Vllaznia zhgënjeu tërësisht në start. Skuadra e Josës u mund nga Erzeni debutues teksa mungesa e Bulatoviç në qendër të mbrojtjes dhe Aralices përpara ndoshta kanë ngatërruar idetë e prishur balancat. Për duelin me Kukësin, Josa i ka gati të dy në listë-lojë. Në pikëpyetje Esat Mala. Dokumentacioni nga Turqia ende jo gati.

Te Kukësi, situata duket më e përmirësuar pasi Gega do mund të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje. Konstatimi se në start ndaj Tiranës Kukësi nuk u ngjit kurrë në nivelin e pritshmërive nuk përbën asesi konkluzion. Lejton Nduku anglezi i prezantuar së fundi gati për lojë…

Ndërkaq të hënën në Elbasan ndeshen dy skuadrat që fituan aktin e parë sezonal. Partizani pritës, kaloi (2-1) me një supergol të Skukës Egnatian në të 97′-ën ndërsa bardhezinjtë ‘zvogëluan’ ndjeshëm durrsakët me atë fitore bindëse 3-1. Ky takim me shumë gjasë do ti ngjajë një testi të vërtetë lidhur me forcën reale të skuadrave të cilat pretendojnë kreun.

Të shtunën:

17:00

Kastrioti-Erzeni (në Kamëz)

Teuta- Bylis

Të dielën:

Egnatia-Tirana 17:00

Vllaznia- Kukësi (19:30)

Të hënën:

Partizani- Laçi (në ‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!