Vllaznia- Kukësi falas në ekran

  • Një ndeshje për çdo javë, e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë do të vijë në kanalet e platformës së transmetuesit publik RTSH 1 dhe RTSH Sport për sezonet 2022/2023, 2023/2024 dhe 2024/2025

Ndryshimet e fundit me të drejtat televizive për të përcjellë ‘Abissnet Superiore’, Kategorinë e Parë etj, i kanë bërë sportdashëit që rendin drejt ekraneve disi konfuzë…

Megjithatë që në javën e parë (Partizani- Egnatia) një duel i javës, u shfaq në ekranin publik shqiptar RTSH (RTSH Sport) duke “zbutur” disi vuajtjet e të apasionuarëve të lojës së futbollit vendas.

Ndërkohë sipas një pike të kontratës së FSHF dhe platformës fituese ‘Oversport’ për emetimin e produkit sportiv në ekran të këtij sezoni një ndeshje e çdo jave do të jepet falas nga RTSH. Por dhe një ose dy të tjera nga Kategoria e Parë.

Për javën e dytë të Abissnet Superiore, është zgjedhur ndeshja Vllaznia- Kukësi. Kështu për të gjitha ata që nuk do mund të jenë në ‘Loro Boriçi’ alternativa e RTSH-së përmbush ndjeshëm dëshirën për të ndjekur këtë takim./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!