Shkëndija, barazon në Solna me AIK

Conference League/ AIK Stokholm-Shkëndija Tetovë 1-1

Nga: Sara Gjidija

“Kemi ardhur këtu që të luajmë një ndeshje të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv. Kemi ardhur që të nderojmë edhe tifozët të cilët do të jenë të pranishëm në tribuna. ‘Ballistët’ të cilët kanë bërë një rrugë të gjatë për të përkrahur ekipin.”deklaroi tekniku Artim Shaqiri para takimit.

Ndeshja:

Ndeshja e luajtur në “Friends Arena” të Solnës në Suedi mes AIK dhe Shkëndijës u mbyll në barazim 1-1.

Që në minutën e parë të takimit, kuqezinjtë fitojnë avantazhin me golin e kapitenit Ferhan Hasani.

Ish futbollisti i Partizanit u shfaq i vëmendshëm ndërsa rrëmben topin kundërshtarëve në jashtë zone dhe pasi futet brenda saj me të majtën vrstare e dërgon në rrjetë 0-1.

Nuk do të vonojë goli i barazimit për suedezët. Në minutën e 17′-të, pas një harkimi nga e djathta, Guideti gjen golin me kokë dhe balancon shifrat në 1-1.

Megjithë perpjekjet e skuadrave deri në fund, nuk ngjet asgjë me duelin e parë që mbyllet pa fitues.

Me këtë barazim Shkëndija lë të hapur çështjen “kualifikim” për në fazën “play-off”. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!