Ballkani bën ‘Ballkanin’, fiton por…

Ballkani merr një fitore me vlerë ndaj skuadrës së Ishujve Faroe të KI Klaksvik 3-2. Një takim i cili udhëhiqej deri në 3-0…

Ballkani hedh një hap drejt kalimit në fazën “play-off” të Conference Leauge. Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin 3-2 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik.

Durrsaku Nazmi Gripshi gjen golin e parë të sfidës në minutën e 30′-të dhe më pas dyfishon Meriton Korenica në minutën e 41′-të. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0 për skuadrën kampioe të Superligës së Kosovës.

5 minuta pas startit të pjesës së dytë vjen goli i tretë dhe i fundit për Ballkanin me autor Albion Rrahmanin.

Kur dukej se e gjitha ishte në ‘kasafortë, sfida merr rrjedhë tjetër kur në minutën e 69′-të Kletskard shënon për Klaksvik duke ngushtuar në 1-3. Situata përkeqësohet teksa i njëjti lojtar për ishullorët gjen golin për herë të dytë në minutën e 88’-të.

Ndërkaq në fund të sfidës, miqtë ndëshkohen me të kuq dhe e mbyllin me një lojtar më pak ndërsa Ballkani merr një fitore të rëndësishme të cilën duhet ta administrojë si duhet për të siguruar kualifikimin për në ‘play off’./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!