Nuk ka shtyrje, Seria A nis në 13 gusht

“Rrezik shtyrjeje për Seria A për shkak të vapës? Jo, Seria A do të fillojë më 13 gusht, kështu ka qenë gjithmonë.”

Kështu deklaroi sot presidenti i Lega Serie A, Lorenco Kasini, në anekset e inaugurimit të ekspozitës Jago në stadiumin Olimpik të Romës.

Më pas i pyetur për rikthimin e play-off-it në rast të pikëve të barabarta për dhënien e Scudetto-s apo rënies, ai shtoi:

“Futbolli italian është bërë nga tradita, më shumë se një risi është një rikthim. Vitet e fundit është zhdukur, por kampionati i vitit të kaluar na bëri të mendojmë se në rast barazimi, play off-i është mënyra më e drejtë për dhënien e titullit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!