Vajnaldum zbarkon në Romë

Pritshmëria për zbarkimin e Xheorxhino Vajnajdum në Romë po rritet: Sipas ‘Tuttomercatoweb’ mbrojtësi 31 vjeçar do të zbarkojë sot në Ciampino, rreth orës 16:50.

E gjitha planifikuar me një fluturim privat të familjes Friedkin. Holandezi mbërrin te Roma nga Paris Saint-Germain në formë huazimi me disa kushte specifike të arritura mes klubëve ku përfshihen kualifikimi në Champions League si dhe praninë e lojtarit në fushë me ekipin e Murinjos.

Holandezi ka veshur fillimisht fanellën e Fejnordit dhe PSV në Eredivisie. Më pas në Premier League te Njukasëll një sezon, për të vijuar karrierën te Liverpul (Premier) e PSG në Ligue 1. Luan rregullisht me kombëtaren e Luis Van Gal./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!