De Ketelere falendron Bryzh dhe përqafon Milanin

Lojtari niset për në Linate (Milano) dhe falenderon ish klubin që e rriti; Bryzh. Prezantimi te skuadra e Piolit nesër.

 Çështje orësh. 21-vjeçari belg De Ketelere për 35 milionë euro (dhe 3 bonuse) bëhët i Milanit në Seria A. Klubi kampion i Italisë përfundimisht ka fituar betejën me PSG por dhe ekipe angleze për sherbimet e talentit të Bryzh.

Ndërkaq Sharls De Ketelere ka hyrë në historinë e futbollit belg. Me tridhjetë e dy milionë euro dhe tre bonuse, “princi” belg ka thyer rekordin e mëparshëm të transferimëve të ligës belge që i përkiste Xhonatan David i cili kaloi nga Gent në Lilë (Ligue 1) në 2020. Kanadezi u transferua në Francë për një total prej 32 milion eurove.

Sakaq para pak orësh, lojtari teksa po udhëton tani drejt Milanos ka falenderuar klubin me një tekst mirënjohjeje.

“Dua të falënderoj Klub Bryzhin që më dha mundësinë që kur isha fëmijë të bëja pjesë në radhët e tij duke bërë realitet ëndrrat e mia. Më keni trajnuar si lojtar profesionist. Faleminderit shumë për gjithçka,” shkruan De Ketelere në sociale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!