Ronaldo bën lajm me një ‘buzëqeshje’

Emoticon i fytyrës së buzëqeshur, në llogarinë cr7madridy_, ishte përgjigja e Kristiano Ronaldos për mbylljen e derës nga tifozët e Atletiko Madrid. Një ‘jo’ e rikonfirmuar në ndeshjen e parë miqësore të bardhekuqve, ndaj Numancias në Burgo de Osma, teksa u shpalos një pankartë e madhe me shkrimin “CR7 nuk je i mirëpritur”.

Sakaq, pas takimit të agjentit të tij, Horge Mendes, me Mançester Junajtid The Sun thekson se lojtari i ka thënë skuadrës së tij aktuale se ka një ofertë nga një klub rival dhe kërkon që të vendoset një çmim për t’u larguar në këtë dritare transferimi.

Sidoqoftë Ronaldo është i zemëruar edhe me shtypin, i akuzuar se ka “gënjyer” për ngjarjet e merkatos që lidhen me emrin e tij. Në një mesazh tjetër ai ka shkruar: “Është e pamundur që një ditë të mos flasin për mua. Përndryshe shtypi nuk bën para. Ata e dinë që nëse nuk gënjejnë nuk marrin vëmendjen e njerëzve”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!