Premier League/ Masa të rrepta sigurie, askush në…

Angli: Rregulla të reja për të ndaluar invadimet individuale apo kolektive në terren. Sanksione ligjore dhe për ata që dhunojnë e diskriminojnë. Për ata që përdorin fieshkzjarre dhe tymuese.

Vetëm pak ditë nga starti i Premier League (5 gusht) Federata Angleze e Futbollit, Premier League dhe EFL dolen një deklaratë të përbashkët duke sjellë para klubëve, por dhe gjithë opninonit sportiv një sërë masash të reja organizative që do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Çdo tifoz që futet në fushë nga fundjava e ardhshme do të ndalohet automatikisht dhe do të raportohet në polici për ndjekje penale si pjesë e një goditjeje nga autoritetet e futbollit.

Deklarata:

“Këto veprime janë të rrezikshme, të paligjshme dhe me pasoja të rënda. Nga fillimi i sezonit 2022/2023, të gjithë shkelësit do të raportohen nga klubet në polici dhe një hetim mund të çojë në një dosje të përhershme kriminale, e cila mund të ndikojë në punën dhe edukimin e tyre dhe mund të çojë në një dënim me burg.

FA do të prezantojë gjithashtu një politikë më të ashpër sanksionuese për klubet, e cila do të përforcojë këto masa. Për më tepër, kushdo që hyn në fushë dhe ata që mbajnë ose përdorin fishekzjarrë ose tymuese, do të marrin një ndalim automatik nga klubi. Këto ndalime mund të shtrihen edhe tek prindërit shoqërues ose kujdestarët e fëmijëve që marrin pjesë në këto aktivitete.”

Po për këtë temë foli dhe shefi i Premier League Riçard Masters: “Me klubet dhe partnerët në të gjithë futbollin, ne po e bëjmë të qartë se lloji i incidenteve që pamë sezonin e kaluar duhet të ndalet. Nëse nuk ndërmarrim veprime kolektive dhe të qëndrueshme, mund të jetë vetëm çështje kohe para se dikush të lëndohet rëndë ose më keq.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!