Liverpul fiton Superkupën, Klop të gjithë trofetë

Superkupa e Anglisë; Liverpul- Siti 3-1 (Aleksandër Arnold 21′, Salah (pen) 83′ , Nunjez 90’+4′  / Alvarez 70′ )

Mes spektaklit, futbollit të bukur, rasteve të diskutueshme dhe brohorimave të tifozëve të panumërt në “King Power Stadium” (Lieçester), Liverpul fiton Superkupën e Anglisë përballë kampionëve në fuqi, Mançester Sitit.

Me shifrat 3-1 për ‘Reds’ përfundoi sfida e luftuar nga të dyja skuadrat. Një pjesë e parë shumë e mirë për Liverpulin, i cili u tregua cinik si në mbrojtje ashtu dhe në sulm duke arritur të shënojë me Arnold në minutën e 21′-të falë një aksioni të ndërtuar mjaft mirë dhe një finalizimi perfekt nga distanca.

Kampionët e Sitit shpërdorojnë shumë para porte me Haland që duket sikur ka harruar të shënojë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Mançester Sitit do të reagojë më ndryshe dhe do të gjejë golin e barazimit në minutën e 70′-të me Alvarez. Në fillim gjithçka konsiderohet e parregullt por sistemi VAR i jep një dorë Sitit dhe “lejon” golin e baraspeshës.

Liverpul kalon sërish në avantazh me Salah që nuk gabon nga pika e bardhë e penalltive dhe në minutën e 83′-të dërgon topin në rrjetë.

Pasi akordohen 7 minuta shtesë, Liverpul vulos fitoren me golin e tretë dhe të fundit të realizuar nga prurja më e re Darvin Nunjez (94′).

Kështu, nënkampionët e Anglisë “hakmerren” ndaj atyre me të cilët luftuan sezonin e kaluar për kampionatin por në fund nuk ia dolën t’ia rrëmbenin. /Sara Gjidiaj/

Formacionet startuese: Liverpul-Manpester Siti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!