Zulfiu “akomodohet” në Kosovë

Menjëherë pasi njoftoi largimin nga ekipi i Laçit, Iljasa Zulfiu prezantohet me fanellën e re. Tashmë 24-vjeçari do të jetë pjesë e KF Dukagjini në Superligën e Kosovës.

Mesfushori është aktivizuar edhe më parë në Kosovë me ekipe si Malisheva dhe Flamurtari ndërsa së fundmi ishte pjesë e kurbinasve për një sezon ku u aktivizua disa ndeshje në kampionat dhe Europë por pa arritur të fitojë vendin e titullarit.

Zulfiu është afrimi i radhës për dukagjinasit që po tentojnë të ruajnë bërthamën e skuadrës duke bërë vetëm disa afrime cilësore për sezonin e ri.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e testo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!