Leva prezantohet te Blaugranët

Fati e deshi që të vishte fanellën e Barcelonës në moshën 33 vjeçare. Fati e deshi që Robert Levandovski të prezantohet nga Johan Laporta në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Aty ku skuadra po kryen fazën përgatitore.

Epike si ditë për polakun që la Bajrenin këtë verë për të nisur një aventurë të re në Barcelonë.

Fjalët e Levandovskit në prezantim:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. U bë një punë e madhe për t’iu bashkuar Barcelonës. E di që kemi shumë punë para nesh, por dje pashë potencialin e madh që kemi dhe jam i përgatitur që të bëhem pjesë e këtij klubi, që ka një histori të pabesueshme, por që ka edhe një projekt të madh drejt të ardhmes.

Në ditët e fundit kam mundur të bëj ndonjë seancë stërvitore, por jam gati të hyj në dinamikën e ekipit dhe shpresoj të luaj që në ndeshjen e ardhshme. Çdo gjë që ka ndodhur në ditët e fundit ka qenë e pabesueshme për mua, por kjo është pjesë e futbollit, që ecën shumë shpejt.

Si sulmues, shpresoj që të shënoj gola dhe të bëj çdo gjë të mundur që të fitojmë ndeshje, Ky është objektivi im i ri, në botën e futbollit duhet të kesh dëshirë për të fituar dhe jam në vendin më të mirë të mundshëm për ta bërë një gjë të tillë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!