Kastrioti firmos me Stojanoviç

Serbi ishte pjesë e Bylis në Superiore, përfundon në Krujë.

Skuadra e Kastriotit ka prezantuar afrimin e ri për sezonin e ardhshëm që do të nisë më 20 gusht. Milosh Stojanoviç ka firmosur me krutanët dhe do të jetë lojtari më i ri i ekipit.

I formuar te Crvena Zvezda, mbrojtësi është aktivizuar edhe me ekipe të tjera si Zvezda, Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla.

Qendërmbrojtësi nuk është për herë të parë në Shqipëri pasi në karrierën e tij ka dhe dy sezone me fanellën e Bylisit me të cilin e mbylli këtë sezon për t’u bashkuar me rivalët e Kastriotit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!