Bremer zgjedh Juven

Gleison Bremer, pasi zbarkoi dje në Caselle, filloi ekzaminimet e tij mjekësore në JMedical mëngjesin e sotëm.
Një praktikë e njohur e cila u shoqërua mes entuziazmit të tifozëve të Juventusit që erdhën për ta parë dhe për të marrë disa autografe prej tij.
Pas largimit të De Ligt, drejt Bajern Mynih, klubi i Juventusit vendosi të hyjë i gjithi në negociata ndaj tij me një propozim më të lartë se ai i Interit: 40 milionë plus 7 bonuse. Përgjigja e Torinos nuk vonoi dhe ishte pozitive.
Interi tentoi të rriste me 30 milionë plus 5 bonuse për blerjen përfundimtare. Në fund Bremer mbeti në Torino ktëtë radhë si pjesë e Zonjës.